kulle

Friday, December 18, 2015

E mitura shqiptare, shfrytëzohej bashkëkombësit si prostitutë

Policia italiane në Napoli ka shpëtuar nga duart e trafikantëve një vajzë minorene shqiptare. Ajo shfrytëzohej prej disa muaj si prostitutë në qendër të qytetit italian. Vajza e mitur nuk dinte të komunikonte asnjë fjalë në italisht, si dhe nuk kishte dokumente identifikimi.

Për identifikimin e saj, Policia kërkoi ndihmën e përfaqësuesve diplomatik shqiptar. Më pas ata kanë zbuluar se vajza shfrytëzohej nga një bandë shqiptare, e cila e kishte rrëmbyer nga Shqipëria.
Familjarët e saj në Shqipëri kishin bërë denoncim për zhdukjen e saj dhe pas marrjes së shenjave të gishtërinjve është bërë identifikimi si dhe vendosja e kontakteve me familjarët e të miturës.
Personat që atë e kanë shfrytëzuar e kanë dërguar në Itali duke i premtuar një të ardhme më të mirë. Por, në fakt ajo u detyrua të punonte në rrugë.
E mitura ka nisur një kurs në Itali për t’u bërë estetiste dhe pret të marrë leje qëndrimi në Itali.

Ja cila është procedura për marrjen e pasaportës bullgare

Lufta për një të nesërme më të mirë, një jetë të sigurtë , ekzistencë të denjë, paga të mira dhe për një jetë normale janë disa nga arsyet pse shumë qytetar nga Maqedonia marrin pasaporta bullgare, njofton Telegrafi.

Të dhënat jozyrtare thonë se 100 deri 150.000 qytetarë maqedonas kanë marrë pasaporta bullgare, ndërsa ky hap është i shprehur tek të rinjtë, pleqtë, studentët dhe punëtorët emigrantë, të papunët etj, të gjithë këto nuk shohin një të ardhme të mirë këtu dhe është e vështirë të jetojnë me 200 euro pagë.
Edhe mjekët kanë vendosur për të marrë një pasaportë që të jetë në gjendje për të shkuar në një vend ku puna e tyre do të vlerësohet dhe shpërblehët më shumë.
Në rajonin e lindjes tani më një numër i madh i qytetarëve janë pajisur me pasaportat bullgare. Numër rekord shënohet në qytetin e Dellçevës që është në kufi me Bullgarinë, ku 70% e banorëve tashmë kanë shtetësinë e dyfishtë.
Më të zakonshme janë punëtorët nga ky qytet që kanë mbetur për punë dhe kërkojnë punë sezonale në Itali, Zvicër, Gjermani apo Slloveni, e ndjekur nga studentët. Kërkesa për pasaporta bullgare është më e madhe në Berovë, Strumicë, Manastir, Ohër dhe shumë qytete tjera.
Cila është procedura për marrjen e pasaportës bullgare?
Për të filluar procedurën për marrjen e shtetësisë bullgare, duhet që së pari të bëni një lutje deri te Agjencioni Shtetëror bullgar për lëshimin e një certifikate drejtuar: Kryetarit të Agjencisë Shtetërore për bullgarët jashtë vendit (të huaj), i shkruar në bullgarish(letër) dhe ka disa dokumenta shtesë që janë:
1.Çertifikata e lindjes
2.Kopja e pasaportës
3. Formulari për vetëdijen bullgare, notarizuar në Bullgari

Lojtari i Barcelonës është homoseksual (Foto)


Ylli i La Ligas spanjolle, Jonathan Dos Santos flitej orëve të fundit në mediat spanjolle se është “gay”.

Mesfushori i Villarealit që është në huazim nga Barcelona, thuhej se kishte simpati për gjininë e njëjtë gjë të cilën e ka pranuar edhe para bashkëlojtarëve të tij.
“Nëse unë do të isha homoseksual, nuk do e kisha problem që këtë ta pranoj ne media. Mos nxisni senzacione në media” ka shkruar Jonathan Dos Santos.
Pas disa raportimeve në media se ish talenti i Barcelonës kishte lidhje me bashkëlojtarin Musachio, vetë meksikani ka reaguar me një shkrim në Instagram.
Musachio është argjentinas me prejardhje arbëreshe dhe luan që shumë vite te 'Nëndetësja e verdhë'.

A po e shihni ‘fantazmën’ në këtë selfie? (Foto)

Një biznesmene ruse thotë se ka zbuluar një ‘fantazmë-alien’ misterioz në një selfie, të cilën ajo e kishte bërë në aeroplan.

Olesya Podkorytov nga Kurgan i Rusisë, thotë se fillimisht nuk e kishte vërejtur figurën misterioze.
Ishte publikimi i fotografisë në rrjetet sociale, që zbuloi atë që shihej pas saj.
Podkorytov ishte në një udhëtim biznesi dhe thotë të mos e dijë se pse vendosi të realizonte një fotografi.
“E publikova foton në faqen time dhe pastaj të gjitha pyetjet dhe komentet ishin për të”, ka thënë ajo. 

Ish-xhihadisti gjerman: Ja çka po planifikon ISIS-i

Një ish-luftëtar i ISIS-it thotë se grupi terrorist po planifikon një sulm që mund të shtrihet në të tërë Eruropën njëkohësisht.

Ish-xhihadisti gjerman, i cili është larguar nga Siria pasi është bërë dëshmitar i prerjes së kokave dhe ekzekutimeve të pengjeve nga bashkëluftëtarët e tij, thotë se ata janë pyetur nëse ishin të gatshëm për ta shpërndarë xhihadin në vendet e tyre.
“Ata duan diçka që të ndodhë gjithandej në të njëjtën kohë”, thotë 27-vjeçari gjerman i njohur me nofkën Harry S.
Ai ka dhënë një intervistë për “Der Spiegel” nga burgu, ku ndodhet që korrikut, kur u arrestua në aeroportin e Bremenit.
Harry S. thotë se u largua nga radhët e ISIS-it pasi nuk mundi të duronte brutalitetin që pa gjatë qëndrimit tremujor me luftëtarët e xhihadit. Tashmë, ai po bashkëpunon me autoritetet dhe shërbimet gjermane të inteligjencës.