Një ish-luftëtar i ISIS-it thotë se grupi terrorist po planifikon një sulm që mund të shtrihet në të tërë Eruropën njëkohësisht.
Ish-xhihadisti gjerman, i cili është larguar nga Siria pasi është bërë dëshmitar i prerjes së kokave dhe ekzekutimeve të pengjeve nga bashkëluftëtarët e tij, thotë se ata janë pyetur nëse ishin të gatshëm për ta shpërndarë xhihadin në vendet e tyre.
“Ata duan diçka që të ndodhë gjithandej në të njëjtën kohë”, thotë 27-vjeçari gjerman i njohur me nofkën Harry S.
Ai ka dhënë një intervistë për “Der Spiegel” nga burgu, ku ndodhet që korrikut, kur u arrestua në aeroportin e Bremenit.
Harry S. thotë se u largua nga radhët e ISIS-it pasi nuk mundi të duronte brutalitetin që pa gjatë qëndrimit tremujor me luftëtarët e xhihadit. Tashmë, ai po bashkëpunon me autoritetet dhe shërbimet gjermane të inteligjencës.
No comments:
Post a Comment