Policia italiane në Napoli ka shpëtuar nga duart e trafikantëve një vajzë minorene shqiptare. Ajo shfrytëzohej prej disa muaj si prostitutë në qendër të qytetit italian. Vajza e mitur nuk dinte të komunikonte asnjë fjalë në italisht, si dhe nuk kishte dokumente identifikimi.
Për identifikimin e saj, Policia kërkoi ndihmën e përfaqësuesve diplomatik shqiptar. Më pas ata kanë zbuluar se vajza shfrytëzohej nga një bandë shqiptare, e cila e kishte rrëmbyer nga Shqipëria.
Familjarët e saj në Shqipëri kishin bërë denoncim për zhdukjen e saj dhe pas marrjes së shenjave të gishtërinjve është bërë identifikimi si dhe vendosja e kontakteve me familjarët e të miturës.
Personat që atë e kanë shfrytëzuar e kanë dërguar në Itali duke i premtuar një të ardhme më të mirë. Por, në fakt ajo u detyrua të punonte në rrugë.
E mitura ka nisur një kurs në Itali për t’u bërë estetiste dhe pret të marrë leje qëndrimi në Itali.
No comments:
Post a Comment